Skandalet në Shëndetësi/ LSDM-ja me akuza për vdekshmërinë e foshnjave, VMRO e rikujton kohën e pandemisë!
LSDM akzuzon paritinë në pushtet VMRO-DPMNE për dështime në fushën e shëndetësisë.
LSDM kërkon llogari nga pushteti aktual për shifrat alarmante të vdekjeve të fëmijëve në gjashtë muajt e fundit, ku 20 fëmijë, përfshirë 19 foshnja dhe një vajzë pesëvjeçare, humbën jetën.
LSDM-ja kërkon hetim të plotë dhe transparencë si dhe përgjegjësi nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe Drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedin.
“Të dhënat tragjike për vdekjen e fëmijëve në gjashtë muajt e fundit tronditën opinionin kurse Mickoskit dhe DPMNE-së nuk i interesojnë. Në gjysmën e dytë të vitit 2024 humbën jetën 19 foshnja dhe një vajzë pesëvjeçare. Është alarmant rasti i fundit me vdekjen e foshnjës shtatë muajshe në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve. Foshnjës iu refuzua hospitalizimi pa asnjë shpjegim – rasti i dytë i tillë tragjik në vetëm dy muaj e gjysmë. Këto tragjedi nuk duhet të injorohen!” – thonë nga LSDM.
Kundërpërgjigjen nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, LSDM-ja s`ka të drejtë të flasë për viktimat në shëndetësi, pasi sipas partisë në pushtet, LSDM-ja udhëhiqet nga personi I cili e solli në kolaps sistemin shëndetësor në vend, sidomos gjatë pandemisë së COVID-19.
“LSDM nuk ka të drejtë të flasë për shëndetësi. Gjatë shtatë viteve të tyre në pushtet, sistemi shëndetësor u mbush me skandale, të cilat qytetarët i paguanin me jetë. Ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, e solli shëndetësinë në kolaps dhe përfitoi në çdo mënyrë, duke lënë pas një sistem të rrënuar në të cilin pacientët vdisnin nëpër korridore” – thonë nga VMRO.
Lidhur me zhvillimet e fundit në Spitalin e Fëmijëve reaguan edhe partitë shqiptare.
Derisa BDI kërkoi dorëheqje të Ministrit Taravari dhe Drejtorit Memedi si dhe hetime serioze për skandalet, nga koalicioni VLEN dolën me akuza se gjatë qeverisjes së kaluar vdekshmëria në Klinikën e fëmijëve ka qenë 2 herë deri edhe 3 herë më e lartë në krahasim me këtë.