Tenderat në spitalin e Tetovës u prishën për shkaqe morale dhe jo ligjore ka deklaruar sot zv kryeministri Izet Mexhiti.

“Informatat janë të qarta: edhe pse është bërë me çmim më të lirë, edhe pse është kryer në mënyrë ligjore, edhe pse kjo ndërmarrje ka punuar në Spital për vite me radhë, edhe kur kanë qenë drejtorë të tjerë, vetëm për shkaqe morale mendoj që tashmë është prishur. Do të thotë, jo në aspektin ligjor, por vetëm për të treguar se ne jemi ndryshe,” deklaroi Izet Mexhiti.

I pyetur nëse janë lidhje familje apo baxhanak, Mexhiti e ka mohur se janë baxhanaka.

“Nuk është e vërtetë që e kam baxhanak.”