Ka përfunduar pa fitues ndeshja fantastike mes Newcastle dhe Liverpool në Premierligë.

Dueli i vlefshëm për javën e 14-të në elitën e futbollit anglez u mbyll pa fitues, 3:3.

Aleksander Isak kaloi vendasit në epërsi në minutën e 35-të të ndeshjes.

Në minutën e 50-të, Mohamed Salah asistoi për Jones i cili barazoi shifrat.

Isak doli sërish në skenë, këtë herë për të asistuar për Anthony Gordon për ta rikthyer epërsinë e Newcastle.

Mohamed Salah shënoi për 2:2 në minutën e 68-të, para se egjiptiani të shënonte sërish në minutën e 83-të.

Por, në minutën e 90-të, Fabian Schar shënoi për 3:3 dhe e mbylli në barazim këtë ndeshje dramatike.

Me këtë barazim, Liverpool vazhdon si lider në tabelë me 35 pikë, tani shtatë më shumë se Chelsea.

Në anën tjetër, Newcastle mbetet i 11-ti me 20 pikë të grumbulluara.