Sot në Komisionin për Arsim në Kuvend u tërheq Ligji për shkollat e mesme ku parashihej intonimi i himnit në shkollat e mesme. Koalicioni shqiptarë në qeveri nuk u dakordua me këtë Ligj prandaj edhe e kundërshtoi përmes amendamenteve. E këtë e kumtoi edhe sot deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe.

“Porosi e qartë e deputetëve të VLEN-it dhe kur parashtruam amendamentet Ministria e Arsimit faktikisht e mori porosinë dhe e tërheqi këtë ligj. Nga kjo dëshmojmë që deputetët e VLEN-it janë garantues të vetëm të interesave të shqiptarëve që i mbrojmë në mënyrë institucionale”, tha Halil Snopçe, kryetar i grupit parlamentar të VLEN-it.