SPAK jep pretencën për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës Edison Memolla. Prokurori Edvin Kondili, ka kërkuar për zyrtarin e lartë, dënimin me 1 vit burgim, për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim

Si dënim plotësues, u kërkua dhe heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare

Seanca e radhës ku pritet të bëhet mbrojtja dhe shpallja e vendimit, u la për me 10 janar.