Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian (PE) për marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, kroati Davor Ivo Stier, ka thënë se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë.

Ai thotë se Parlamenti Evropian këtë pozicion e mban tash e një kohë.

“Ju e dini pozicionin e qartë të PE-së, që kundërshton këto masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Kjo nuk është qasje e balancuar po ashtu për dialogun që e lehtëson BE-ja mes Kosovës e Serbisë. Në rekomandimet që i përmend më parë, ne thërrasim që masat të hiqen menjëherë. Ky është qëndrim i Parlamentit dhe është koha që edhe vendet anëtare të pajtohen me këtë qëndrim”, tha Stier në intervistë, për Klan Kosova.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume