Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka iniciuar procedurë kundër dy personave të dyshuar për sulm ndaj policëve në Manastir. Me propozim të prokurorit publik kompetent, të dyve i është caktuar masa e ndalimit prej tetë ditësh.

Të dyshuarit, siç ka njoftuar sot Prokuroria Publike, kanë kërcënuar me thikë dy zyrtarë policorë, të cilët me urdhër për kryerjen e aktivitetit patrullues rrugën rajonale R23-33 Manastir-Bistricë, kanë ndaluar veturën për kontrrol në të cilën ndodheshin të dyshuarit.

“Me thika të dyshuarit janë drejtuar drejt policëve duke i kërcënuar verbalisht se do t’i vrasin. Njëri nga të dyshuarit ka sulmuar edhe fizikisht një zyrtar policor, e ka shtyrë dhe ka filluar ta shtrëngojë për qafë, duke i shkaktuar lëndim sipërfaqësor trupor. Kur zyrtarët tentuan ta nënshtronin, i dyshuari tjetër u përpoq t’i ndalonte duke i tërhequr nga krahët dhe uniformat. Dy të dyshuarit janë privuar nga liria me përforcimin e një ekipi intervenues nga SPB Manastir”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.