Olta Gixhari, e njohur për karrierën e saj të suksesshme si aktore, ka pësuar një transformim të dukshëm në pamje që nga fillimet e saj në industrinë e showbiz-it.
Në vitet e para, kur ishte një vajzë e re dhe natyrale, deri në ditët e sotme, shohim se ka bërë ndërhyrje në fytyrë ku vërehen ndryshimet mahnitëse.
Në fillim të karrierës, pamja e saj ishte më e thjeshtë. Me kalimin e viteve dhe rritjen e saj artistike, shohim se aktorja ka pësuar ndryshime të mëdha.
Sot, shfaqet me një look shumë më të stilizuar dhe modern. Make-up-i është më i profesionalizuar, duke i dhënë një pamje më elegante dhe të sofistikuar.Po ashtu, ka eksperimentuar me trendet më të fundit të modës, duke u kujdesur që të shfaqet me veshje luksoze.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i transformimit të pamjes së saj është kujdesi që tregon për linjat trupore.
Ndryshe nga fillimet e karrierës, kur e shihnim më shpesh në një imazh më të thjeshtë dhe pa fokus në fizikun, tani edhe pse nënë e dy fëmijëve po “çmend” me paraqitjen fizike.