Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, nga foltorja e Kuvendit duke u përgjigj pyetjeve të deputeteve, mes tjerash dha edhe një zotim publik që 1.500 punëtorë shëndetësor të mbajtur peng nga BDI do të marrin vendime.
“Shpresojë që edhe ju si BDI do të gëzoheni këtij vendimi e suksesi që për 1.500 të punësuar në shëndetësi që i keni mbajtur peng me kontrata në vepër që për të gjithë do të ketë vendime”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Ai potencoi se edhe ky është problem i trashëguar prej BDI-së, e që tani VLEN po e zgjidh.