Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari lidhur me deklaratën e kryekuvendarit Afrim Gashit, i cili tha se gjuha shqipe nuk është zyrtare, por e përkthyer, thotë se gjuha shqipe nuk është e barabartë me atë maqedonase.

Taravari tha se para vitit 1991 në RMV gjuhë zyrtare ka qenë gjuha maqedonase, shqipe dhe ajo turke.

“Mund të kemi lojë fjalësh sa të duam, gjuha shqipe nuk është e barabartë e me gjuhën maqedonase, këtu pajtohemi të gjithë. Para vitit 1991 gjuhë zyrtare në Maqedoni kanë qenë gjuha maqedonase, shqipe dhe turke. Tash është gjuha maqeodnase dhe gjuha e 20 përqind të popullatës që e flasin atë gjuhë. Ne duhet të punojmë në këtë drejtim, pasi gjuha shqipe nuk është e barabartë me atë maqedonase. Ne duhet të inisistojmë që gjuha shqipe të qëndrojë edhe si fjalë, jo si përqindje”, tha Taravari.