Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, nga foltorja e Kuvendit duke u përgjigj pyetjeve të deputeteve, tha se duhet kohë për ta përmirësuar sistemin e shëndetësisë, e për të cilin po punohet vazhdimisht në këtë drejtim. Me çka Taravari kumtoi se janë ndarë rreth 1 miliardë euro për shëndetësinë për vitin 2025.
“Nuk mund të bëhen gjërat brenda natës, ne po punojmë vazhdimisht kemi arritur të ndajmë 1 miliardë euro buxhet nga shteti për sistemin e shëndetësisë për vitin 2025. Dhe, besoj se rezultatet e dukshme në vitin e ardhshëm do t’i përshëndesin edhe deputetët e BDI-së.