Taravari: për herë të parë në historinë e vendit janë realizuar 1500 punësime në shëndetësi në vetëm gjashtë muaj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot ishte për vizitë në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, për të parë prej afër investimet e fundit që janë bërë. Nga atje Taravari foli për të arriturat e tij si i pari i Shëndetësisë, duke arritur rezultate që janë parë akoma në historinë e vendit.
“Gjithsesi që do të ndodhin punësimet, por keni parasysh asnjëherë nuk ka ndodhë në vendin tonë që pas pavarësisë, që për gjashtë muaj të ketë vendime për 300 speicalizantë dhe 15 mjekët më të mirë, dhe 1200 kontra. Këtu janë rreth 1500 punësime për vetëm gjashtë muaj. Mendoj që këto janë shifra të mira, për vitin e ardhshëm veçmë është projektuar përsëri të ketë punësime”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Ai shtoi tutje se më të rëndësishme se spitalet e aparatet janë resurset njerëzore.
“Nuk preferoj të them numra nga tani por është projektuar plani për punësimet në vitin e ardhshëm në shëndetësi, e për këtë do të shohim si jemi me buxhetin. Por, më e rëndësishme është që të kemi resurse njerëzore, pa njerëz nuk na duhen as spitale të reja as aparate”, përfundoi Taravari.