Të paktën 18 palestinezë janë vranë në sulmet ajrore që ushtria izraelite i ndërmori të shtunën në Gazë, bënë të ditur mjekë palestinezë.

Në ushtrinë izraelite pretenduan se sulmi ka pasur në shënjestër persona të armatosur që, sipas tyre, vepronin nga strehimoret dhe depot e ndihmave.

Të paktën 10 persona janë vrarë në sulmin afër objektit të komunës në Deir Al-Balah, në Rripin qendror të Gazës, ku njerëzit janë mbledhur për të marrë ndihma. Në sulm është vrarë edhe udhëheqësi i komitetit administrativ të drejtuar nga Hamasi në Gazën qendrore, bëri të ditur një burim i Hamasit.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se ushtria është duke e shqyrtuar pretendimin. E në një sulm tjetër në qytetin e Gazës, ku mbetën të vrarë shtatë palestinezë, përfshirë një grua bashkë me foshnjën e saj, në ushtrinë izraelite thanë se është kryer po ashtu për t’i vënë në shënjestër luftëtarët e Hamasit.