Tetova në erresirë, Ferizaj me drita. Bilall Kasami varros bizneset e tetovarëve për Vitin e Ri (VIDEO)
Kjo është Tetova, e territ e errësirës. Tetova e vdekjes, Tetova e mbylljes dhe ikjes së rinisë.
Siç mund të shikoni Tetova është çdo kund terr. Portali Tetova Sot do të bëjë krahasimin e Tetovës dhe Ferizajit si dy qytete shqiptare se si është zbukurar Ferizaji e si është Tetova.
Në Tetovë nuk festohen që nga ardhja e Bilall Kasamit, Tetova është i vetmi qytet në Maqedoni që as nuk zbukurohet e as festohet në fundvit.
Komuna e Tetovës në krye me Bilall Kasamin edhe këtë vit kanë vendosur që ta fundosin Tetovën duke mos e zbukurar dhe mos festuar për vitin e Ri. Kasami është shprehur se nuk ka para komuna, andaj nuk do të festohet.
Tetovarët natën e Vitit të Ri ikin në Shkup, në Prishtinë në Ferizaj apo edhe në qytete tjera shqiptare si në Tiranë e diku tjetër sepse në Tetovë është gjithçka terr.
Me këtë vendim të Bilall Kasamit fundoset edhe biznesi shqiptarë, restorantet në Tetovë natën e Vitit të Ri janë bosh dhe kjo i faturohet Kasamit.
Në Ferizaj siç mund ta shikoni në video gjithkund shihet e zbukurar e ndriçuar dhe restorantet janë të mbushra me njerëz. Ka aromë feste ka festë, festohet dhe gjithçka ka gjallëri. Ferizaji përpos që të shtunave mbushtet me tetovarë, edhe për Vitin e Ri pritet që tetovarët të hanë e pinë në Ferizaj e Prishtinë.
Andaj ne i themi nga Ferizaji Bilall Kasamit, ke gabuar, Tetova nuk e meriton terrin, por e meriton festën dhe argëtimin.
@tetovasot_official Tetova në “Errësirë Festive”: Bilall Kasamit me vetëdije Rrezikon Bizneset Lokale!#news #news #for #nevrijademi #ts #foryoupage #TS #newyear