Me datë 30.11.2024 në ora 13:00 në SPB Tetovë është raportuar se në kryqëzimin e bulevardit ,,Ilinden” me rrugën ,,JNA” në Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin automjeti i udhëtarëve ,,Ford” me targa regjistrimi të Tetovës i drejtuar nga Z.D.(22) nga fshati Uzërmisht i Tetovës, ka goditur Këmbësorin B.Z (60) nga fshati Orashje e Epërme i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Këqyrjen në vendin e ngjarjes me autorizim të prokurorit publik e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.