Ashtu si në dy vitet e kaluara, Mohamed Salah postoi edhe këtë vit foto me familjen e tij për Krishtlindje. Egjiptiani u shfaq me partneren dhe dy vajzat e tij, duke shkruar: “Gëzuar Krishtlindjen”.

Siç ka ndodhur në të kaluarën edhe këtë herë, fotoja e sulmuesit të Liverpool i njohur si mysliman i devotshëm, shkaktoi reagime të shumta. Tifozët myslimanë, janë ndierë te fyer nga ky veprim i lojtarit të tyre të preferuar, për shkak se është festë e fesë së krishterë.

Në rrjetet sociale, kanë shpërthyer reagime të shumta ndaj Salah, ku disa i kërkojnë ta fshijë foton, ndërsa disa të tjerë e quajnë si tradhti.

“Ne myslimanët ju admirojmë dhe ju duhet të na respektoni”, “Na ke zhgënjyer”, “Nuk do të shënosh më gola”, ishin vetëm disa nga komentet e shumta kundër Salah, ndërsa nuk mungonin as komentet mbështetëse.

Këto reagime ndaj Salah vijnë në një kohë kur e ardhmja e tij të Liverpool nuk është e sigurt, pasi rinovimi mungon ende.