Tifozët ultras të Milanit të zemëruar, protestojnë jashtë ceremonisë së klubit, kërkojnë shitjen e tij
Tifozët ultras të Milanit po zhvillojnë një protestë të ashpër jashtë ngjarjes private të festës së 125-vjetorit të klubit, duke detyruar drejtorët të mbërrijnë përmes një hyrjeje sekrete.
Tifozët ishin tashmë të zemëruar pas barazimit 0-0 mbrëmjen e kaluar me Genoan dhe i brohoritën lojtarët kur mbaroi ndeshja, por shumica e zemërimit të tyre është drejtuar ndaj Presidentit Gerry Cardinale.
Po ashtu, mbrëmjen e kaluar, në “San Siro” ishin disa pankarta që i bënin thirrje Cardinale të shesë klubin, duke e quajtur atë “të paqenë” për historinë e AC Milan.
Por kjo nuk përfundoi këtu, sepse për herë të parë, ultrasit kanë organizuar një protestë jashtë hyrjes së një ngjarje private për nder të 125-vjetorit të themelimit të klubit.
“Lojtarë pa uri dhe dinjitet, ju përfaqësoni përkryer këta pronarë,” ishte një pankartë e vendosur jashtë ngjarjes.
“Drejtorë të paaftë, klub pa ambicie. Ju nuk jeni të denjë për historinë tonë.”
“Sky Sport Italia” raporton se situata është aq e tensionuar sa drejtorët, përfshirë Zlatan Ibrahimovic, Paolo Scaroni dhe Cardinale, u kërkuan të mbërrijnë në ngjarje përmes një hyrjeje anësore për të shmangur turmën e ultrasve.
Kur trajneri Paulo Fonseca mbërriti dhe po pozonte për fotografi, kishte heshtje nga tifozët, të cilët e fajësojnë kryesisht disa lojtarë dhe pronarët e klubit për gjendjen e tanishme.
Ndër ata që u duartrokitën nga tifozët ishin sulmuesi adoleshent Francesco Camarda dhe legjendat Franco Baresi dhe Pietro Paolo Virdis.