Toshkovski: 18 persona akuzohen për veprën penale vrasje, janë bastisur 30 lokacione, janë gjetur deri tani 30 milionë denarë dhe gjësende të ndryshme
Ministri i Brendhsëm Toshkovski, sot në një presskonferencë për media ka zbardhur edhe aksionin e mbrëmshëm në Haraçinë dhe Hasanbeg të Shkupt. Siç tha Toshkovski pas disa muajve hetim është zhvilluar aksion ku është shkatërruar një grup prej 18 personave, të cilët kanë kryer vepra penale, krim të dhunshëm.
Sipas ministrit të MPB-së, Toshkovski, janë bastisur 24 persona, në 30 lokacione, ku prej tyre 28 në Shkup dhe dy në Veles.
“Pas bastisjeve deri tani është gjetur armë zjarri, mjete tjera lidhur me të, pancirë dhe deri tani jaën gjetu mbi 30 milionë denarë”, tha Toshkovski.
Janë marrë 5 motoçikleta, sasi më e madhe e ari, telefona dhe gjësende tjera.
Toshkovski tha se janë duke rrjedhur bastisje dhe se është ngritur kallëzim penal për 18 persona, për veprën penale vrasje, tentim për vrasje, ndërsa në mesin e tyre është edhe vrasje në Shisha Bar në Çarshi.