Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot ka zhvilluar një takim me ministrin e Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nenad Neshiq.

Pas takimit, ministri në konferencën e përbashkët për media në përgjigje të pyetjes së një gazetari lidhur me interpelancën e BDI-së ndaj tij, nga ku tha se qytetarët e vendit e dinë shumë mirë se çfarë fshihet pas kësaj interpelance.

-Tezat që janë paraqitur në periudhën e kaluar nga opozita, veçanërisht nga BDI, janë në vetvete kontradiktore. Besoj se qytetari i vendit, populli maqedonas e di shumë mirë se çfarë fshihet pas kësaj interpelance sa i përket kërkesës së tyre, fat të mirë, Kuvendi do të veprojë në atë drejtim që e konsideron.

Sinqerisht mendoj se kjo është një përpjekje e ulët për të manipuluar opinionin”, thotë Toshkovski.