Tragjedia me disa viktima/ Mediat e huaja: Avioni që u rrëzua në Kazakistan u përplas me tufën e zogjve
Ministria e Emergjenca në Kazakistan që në momentet e para ka njoftuar se mund të ketë të mbijetuar nga rrëzimi i avionit, brenda të cilit gjendeshin mbi 70 persona, bashkë me ekuipazhin.
Avioni i kompanisë ajrore “Azerbaijan Airlines” u rrëzua në qytetin Aktau në Kazakistan.
Mediat e huaja shkruajnë se paktën 28 persona kanë shpëtuar, ndërsa të tjerët dyshohet të kenë humbur jetën. Katër trupa të pajetë deri më tani janë nxjerrë nga rrënojat e avionit.
Aeroplani po udhëtonte nga Baku në Azerbajxhan dhe kishte për destinacion Grozny në Çeçeni të Rusisë – duke bërë ulje emergjente rreth tre kilometra larg Aktau, pasi ishte përplasur me tufën e zogjve. Pas kontaktit me tokën avioni shpërtheu në flakë.