Sot rreth orës 12.00 në fshatin Rashçe është bllokuar ekipi i EVN-së pasi fshati është që tre ditë pa rrymë elektrike.
Sipas një protestuesi nga fshati Rashçe thotë se i gjithë fshati paguan rrymën dhe nuk besojë se ka fatura pa paguar
“Sot kemi bllokuar ekipin e EVN-së dhe kemi kërkuar që drejtori i EVN-së të vijë në vendin e ngjarjes për të parë se fshati ska rrymë. Jemi pa rrymë që tre ditë në këtë dimër të ftohtë. Nuk ka shtëpi që nuk ka paguar rrymë dmth jemi 100 % pastër me pagesa, por rrymë ska” thotë për TetovaSot një banor i Rashçes.
Nga EVN nuk ka ndonjë sqarim se pse në Rashçe nuk ka rrymë. /TS/