Një aksident i rëndë autobusi ka ndodhur në Norvegji, ku raportohet për të paktën tre viktima.

Sipas mediave shtetërore, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30, në rajonin Hadsel në bregun veriperëndimor norvegjez, transmeton klankosova.tv.

Autobusi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar pjesërisht në liqenin Asvatnet, sipas transmetuesit publik NRK.

Në momentin e aksidentit, autobusi dyshohet të ketë pasur 58 pasagjerë.

Hetimet janë duke u zhvilluar për të sqaruar shkaqet e këtij tragjedia.