Tripunovski: Për 10 muajt e parë të këtij viti, kemi segmente të caktuara ku kemi shënuar rritje si shtet
Për 10 muajt e parë të këtij viti, kemi segmente të caktuara ku kemi shënuar rritje si shtet. Në pjesën e eksportit të ushqimit ka një rritje prej 11 për qind, te pijet prej 4.5 për qind, ndërsa në pjesën e duhanit dhe produkteve të duhanit një rritje prej 15 për qind. Në total, për 10 muaj kemi një eksport prej rreth 670 milionë euro, sqaroi Tripunovski, i cili e vlerësoi këtë si një sinjal pozitiv dhe tregues se Qeveria ka punuar mirë gjatë këtyre gjashtë muajve, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, gjatë mbledhjes së klubit të eksportuesve në Odën Ekonomike.
Qëllimi i ministrisë është rritja e prodhimit, hapja dhe transparenca, si dhe lehtësimi i burokracisë. Për këtë arsye, do të punojmë në drejtim të dixhitalizimit për lehtësimin e procedurave burokratike, sqaroi Tripunovski, i cili theksoi se sektori i bujqësisë ka trashëguar shumë çështje të hapura dhe procese të vjetruara që duhet të avancohen në drejtim pozitiv. Ai shtoi se qëllimi i Ministrisë është rritja e prodhimit vendas dhe për këtë arsye, tashmë në programin për vitin e ardhshëm për pagesat direkte do të ketë disa modifikime për të stimuluar më shumë fermerët që të rrisin prodhimin, në mënyrë që paratë që jepen për subvencione të kenë efekt.
Para të pranishmëve, Tripunovski njoftoi gjithashtu një paketë ndryshimesh ligjore në disa sektorë si veraria, prodhimi i duhanit dhe kulturat bujqësore. Këtë e bëjmë në bashkëpunim me palët e interesuara. Paralelisht, ndihmojmë disa sektorë që janë në krizë përmes mbështetjes direkte, tha Tripunovski, i cili theksoi praninë e tij në seancat e tjera që do të organizohen nga klubi dhe premtoi se do të jetë në dispozicion të biznesmenëve për të lehtësuar mangësitë apo proceset.