12 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e një helmimi me monoksid karboni në një vendpushim skish në Gjeorgji.

Sipas informacioneve të bëra të ditura nga autoritet lokale, trupat e 11 shtetasve të huaj dhe 1 shtetasi Gjeorgjian u gjetën në një dhomë gjumë në një hotel në stacionin e skive të Guadauri, në veri të vendit.

Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se deri më tani testet nuk tregojnë shenja dhune në trupat e viktimave. Megjithatë nuk dihen më shumë detaje sa i përket ngjarjes së rënë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume