Dronët ukrainas sulmuan qytetin rus Kazan, duke bërë që aeroporti i qytetit të mbyllej përkohësisht, raportuan të shtunën mediat ruse dhe autoritetet e aviacionit.
Agjencitë shtetërore të lajmeve ruse raportuan një sulm me dron në një kompleks banimi në Kazan, një qytet rreth 800 kilometra në lindje të Moskës dhe më shumë se 1300 kilometra nga kufiri ruso-ukrainas.
Ministria e Mbrojtjes deklaroi se qyteti u sulmua nga tre valë dronësh midis orës 07:40 dhe 09:20, sipas kohës lokale, shkruan reuters.
Nuk janë raportuar viktima, ndërsa kryebashkiaku i Kazanit njoftoi në Telegram se të gjitha aktivitetet masive të planifikuara për fundjavë në qytet do të anulohen dhe autoritetet do të ofrojnë strehim të përkohshëm për personat e evakuuar.
Kanalet Telegram, përfshirë “Baza”, që kanë lidhje me shërbimet e sigurisë ruse, publikuan një video të pa verifikuar ku shihej një objekt ajror duke u përplasur me një ndërtesë të lartë, duke shkaktuar një top të madh zjarri.
Aeroporti në Kazan pezulloi përkohësisht fluturimet hyrëse dhe dalëse, sipas agjencisë ruse për mbikëqyrjen e aviacionit, Rosaviacija, e cila përmes Telegramit njoftoi gjithashtu për vendosjen e kufizimeve të përkohshme në dy aeroporte të tjera: në Izhevsk, një qytet më i vogël në verilindje të Kazanit, dhe në Saratov, rreth 650 kilometra në jug të Kazanit. Kufizimet në Saratov u hoqën më vonë.
UAVs have hit at least three high-rise buildings in Kazan, Russia
Photos and videos from the scene are being shared on local Telegram channels. pic.twitter.com/MN19u47uom
— NEXTA (@nexta_tv) December 21, 2024