Universiteti Epoka nga Tirana, Republika e Shqipërisë dhe ShMP “Jahja Kemal”
nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.

Bashkëpunimi do të zhvillohet në disa nivele strategjike. Nxënësve të ShMP
“Jahja Kemal” do t’u jepen kushte të veçanta për të studiuar në Universitetin Epoka nga
Tirana, Republika e Shqipërisë

Gjithashtu, të dy institucionet ranë dakord të bashkëpunojnë në aplikimin dhe
zbatimin e projekteve shtesë që janë me interes të përbashkët.
Nëpërmjet procesit të bashkëpunimit të përbashkët, të dy institucionet do të
ndërtojnë një politikë dhe procedura reciproke që do të synojnë ngritjen e cilësisë së
arsimit dhe gjithashtu do të kontribuojnë në promovimin e shërbimeve arsimore të
këtyre dy institucioneve.

Me këtë Memorandum përmbyllet korniza në të cilën do të realizohet
bashkëpunimi ndërmjet Universitetit Epoka nga Tirana, Republika e Shqipërisë dhe
ShMP “Jahja Kemal” bazuar në promovimin e veprimtarive arsimore, kërkimore dhe
profesionale në fusha me interes të përbashkët dhe të përgjithshëm.