23 vjeçe, shkodrane dhe… single. Eda është banorja më e re e Big Brother Albania VIP 4, e cila do të futet si një personazh jo-VIP.

Ajo, së bashku me çiftin Briseida-Juri do t’i bashkohen shtëpisë paralele të “Borëbardhës dhe 7 xhuxhëve”, në risinë e sjellë këtë sezon nga Big Brother.

Në klipin e saj prezantues, Eda tha: “Unë jam Enkelejda, jam 23 vjeçe, prej Shkodrës. Nuk më pëlqen të më thërrasin Enkelejda. Jam studente masteri në psikologji. Më pëlqen photoshooting dhe modelingu. Uroj të bëj sa më shumë ndjekës. Guxo të mos më bësh follow back dhe të vrava. Për momentin jam single dhe e vraftë Zoti atë që më ka lënë single. Nuk e di nëse do të krijoj lidhje aty brenda, por nëse ndodh le të ndodhi. Me ken shkodran, të tana i ban. Më thërrisni shkurt, Eda”.