Grupacioni politik i Ministrit të Shëndetësisë, në gjendje paniku nga tradhtia që u bëri gostivarasve duke i lënë në mes të mandatit dhe duke i zhytur me mbi 20 milionë euro borxhe në Komunën e Gostivarit, ka reaguar për dëmin e shkaktuar edhe ndaj mërgimtarëve, duke vendosur që, si vazal të nënshtruar, të mos i llogaris mbi 33 mijë mërgimtarë të Gostivarit me një vendim të qeverisë jolegjitime.
Bashkimi Demokratik për Integrim, në krye me liderin z. Ali Ahmeti, i bëri shqiptarët zot shtëpie në Maqedoni të Veriut, duke i shëndërruar nga qytetarë të dorës së dytë në komunitet shtetformues, së fundmi, me 50% të përfaqësimit në qeveri dhe me Kryeministër të parë shqiptar.
Shtrohet pyetja: ku jemi sot?! Ligji për regjistrim është shumë i qartë dhe nuk ka hapësirë për justifikime. Lexoni paragrafin 5 të Metodologjisë për Regjistrim. Sa u takon pyetjeve të drejtuara kryetarit të Degës për punën e tij si udhëheqës institucioni, urdhëroni përgjigjen: 1. Çdo vlerësim është punë profesionale e vlerësuesve dhe jo e politikanëve. Ju, si politikan dhe në krye të Komunës së Gostivarit, keni sjellë vendimin qesharak për çmimet në Banjicë dhe fshatrat përreth – vendim që është sjellë nga organet komunale dhe mbi bazën e të cilit bëhen edhe vlerësimet dhe çmimet janë nga 100 deri në 650 den. 2. Mos luani me ndjenjat e familjarëve të Laskarcës dhe mos e keqpërdorni rastin sa herë që jeni në rënie të lirë politike.
Nuk mund t’i mbuloni skandalet tuaja me akuza boshe. Punën e gjykatësve, prokurorëve dhe ekspertëve të fushës t’ua lëmë atyre që janë kompetentë. Ndërsa ne, edhe për këtë rast, me shumë përgjegjësi e themi se jemi angazhuar për transparencë dhe në asnjë moment nuk kemi ndërhyrë në punën e ekspertëve të angazhuar në këtë rast të ndjeshëm. Për fund, i propozojmë z.Taravari, meqenëse merret edhe me vlerësime, të bëjë një vlerësim të shtëpisë në Taftalixhe.
Si duket, i përshtatet të ulë çmimet atje ku duhet të mbulojë krimet e tij! Bashkangjitur: Vendimi i Komunës së Gostivarit i sjellë në vitin 2022 për vlerësimin e tokave.
Valdet Xhaferi, kryetar dege,
Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar