Vendimi i kontravers i gjyqtarit që dyshohet të ketë nxitur dhunë dhe shkaktuar viktima në një stadium në Guine
Një vendim kontravers i gjyqtarëve të ndeshjes nxiti dhunë në një ndeshje futbolli në juglindjen e Guinesë, duke lënë të vrarë 56 persona.
Kjo ngjarje e tmerrshme ndodhi gjatë një finale të një turneu, që u mbajt në nder të liderit të Ushtrisë së Guinesë, Mamady Doumbouya, në një stadium në Nzerekore.
Tifozët gjuajtën edhe gurë, duke ndjellur panik dhe një shtypje të madhe të turmës, ka thënë qeveria e Guinesë, duke premtuar një hetim për këtë rast.
Një dëshmitar që kishte marrë pjesë në ndeshje, ka thënë që një karton i kuq i dhënë në minutën e 82-të e nxiti tërë këtë dhunë.
“Hudhja e gurëve nisi dhe policia ndërhyri, duke hedhur gazlotsjellës. Në tentim për t’u larguar, pashë njerëz të rënë në tokë, duke shkelur mbi vajza dhe fëmijë. Ishte e tmerrshme”, ka thënë Amara Conde për “Reuters”.
The croëd rushed to leave, leading to a dangerous scrum at the exits, a police source said.
Turma nisi të largohet me shpejtësi, duke bllokuar daljet e stadiumit, derisa janë parë edhe njerëz që tentonin të largohen edhe duke kaluar muret e stadiumit.
Presidenti në largim, Alpha Conde ka thënë se ngjarja është organizuar dobët dhe ka ardhur në një kohë jo të mirë për shtetin, i cili po pret për Doumbouya që të mbajë zgjedhjet, pasi e mori pushtetin me anë të grusht-shtetit në vitin 2021.
Dekadat e fundit kanë sjellur katastrofa të ndryshme në stadiumit e futbollit.
Konfederata Afrikane e Futbollit ka qenë në kontakte të vazhdueshme me FIFA-n për të minimizuar stërmbushjen e stadiumeve dhe për problemet e shumta në stadiumet afrikane.