Është vendosur sërish flamuri i Serbisë në Kalanë e Zveçanit.
Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai tha se policia e di se kush e ka vendosur, por nuk po e di akoma se kush po e heq.
“Është vendosur. Po e dimë kush po e vendos, por jo kush po e heq. I kemi takuar disa persona, por nuk merremi me ta, nuk është prioritet që të merremi me flamuj, ne punojmë me urdhra, nëse kemi urdhërsa, vazhdojmë”, tha Elshani.
Gjatë ditës, flamuri i Serbisë është hequr nga Kalaja e Zveçanit nga persona të panjohur deri më tani.