Skuadra e Fiorentinas e ka ndalur në barazim Juventusin si mysafir me rezultatin 2:2.
Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 18-të të Serie A e cila ishte edhe e fundit për këtë vit.
Dy golat e Juventusit i realizoi Khephren Thuram në minutën e 20-të dhe 48-të.
Ndërsa për Fiorentinan golat i shënuan Moise Kean në minutën e 38-të dhe Riccardo Sottil në minutën e 87-të.
Të dyja skuadrat kanë nga 32 pikë.
Fiorentina e mban pozitën e pestë kurse Juventusi të gjashtën.
Ndeshjen e radhës në kampionatin italian, Juventusi e ka më 3 janar ndaj Milanit.
Fiorentina më 4 janar përballet me Napolin.