Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë shëndetësi moderne dhe punonjës të motivuar. Ky është prioriteti ynë! Që nga momenti kur VLEN mori drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë Arben Taravari, kemi nisur ta ngremë shëndetësinë nga gjendja e klinike ku e la pushteti i kaluar. Rritja e pagave për të gjithë punonjësit shëndetësorë është vetëm hapi i parë!
Çka kemi arritur?
Rritëm pagat për të gjithë punonjësit në bazë të koeficientit të ri. Çdo punonjës do të marrë 3,636 denarë më shumë në pagën mujore.
Mjekët e kujdesit urgjent dhe ata që punojnë në kushte të rënda tani shpërblehen për punën e tyre të veçantë.
Nuk harruam as infermierët dhe punonjësit që kujdesen për më të moshuarit apo fëmijët në trajtim intensiv. Për ta kemi siguruar rritje të pagave për të ndrequr padrejtësitë e së kaluarës.
Pse e bëjmë këtë? Sepse besojmë se mjekët dhe infermierët tanë meritojnë kushte më të mira! Sepse e dimë që qytetarët meritojnë shërbime cilësore, respekt dhe kujdes shëndetësor si në vendet më të zhvilluara.
Fillimi i realizimit të reformave të shumëpritura solli shpresë. Përpjekja për përmirësim ka ndikuar te pacientët, mjekët dhe i gjithë stafi mjekësor, si dhe te administratorët. Shëndetësia gjatë viteve të kaluara kishte humbur jo vetëm reputacionin e besimin, por edhe cilësinë e shërbimeve më të ndjeshme ndaj pacientëve.
Ky është vetëm fillimi! Me VLEN-in, shëndetësia do të bëhet shembull suksesi në vend.
Shëndeti i qytetarëve është prioriteti ynë numër një!