Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Arbër Vokrri, ka thënë se njëri nga të arrestuarit për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e ka pranuar fajësinë.

Në emisionin “Fol me Arin”, ai tha se Policia e Kosovës me sukseset e saja po i jep sinjal Serbisë që nuk është lehtë ballafaqimi me Kosovën.

“Me aq sa kam informacion edhe pse nuk është në domenin tim, por e di se dikush nga të arrestuarit si i dyshuar për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e ka pranuar pjesëmarrjen në realizimin e atij akti terrorist”.

“Do të thotë se pista e hetimeve të mëtejme vetëm se është e trasuar, dhe mendoj se sukseset e Policisë së Kosovës japin sinjal të qartë Beogradit dhe grupeve paramilitare që regjimi i Beogradit i koordinon se nuk do ta kenë lehtë të ballafaqohen me Kosovën”, ka thënë Vokrri.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume