Vullnet Krasniqi dhe Sara Kolami kanë diskutuar bashkë për nominimin e kësaj jave në Big Brother VIP Kosova 3.

Gazetari ngrehu dyshime se Xheneta ka kërkuar të lë shtëpinë në dhomën e rrëfimit kur shkoi për të dhënë nominimet.

Mes tjerash, Vullneti u shpreh se modelja këtë e ka bërë për të parë se ku qëndron tek publiku.

Vullneti dhe Sara ishin të dy të mendimit se nëse Xheneta e ka bërë këtë mund të qëndrojë edhe një javë por sërish rrezikon që të lë shtëpinë të premten.

E njëjta kërkoi të dilte pasi theksoi se është në një gjendje të rënduar psikologjike.

Kjo pasi edhe doli si më pak e preferuar nga publiku, ndonëse e ka konsideruar veten lojtare të fortë.

Sidoqoftë, ajo deri më tani nuk ka marrë vendim të plotë për këtë.