Me kënaqësi zhvillova një inspektim në terren, së bashku me menaxherin e projektit nga Bechtel Enka, z.Josh Baker, dhe krye-koordinatorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore,z.Zoran Slamkov, për të vlerësuar progresin e punimeve në Korridorin 8 – projektin
më të madh infrastrukturor dhe strategjik të vendit tonë.

Gjatë inspektimit, pata mundësinë të ndjek nga afër punimet në segmentin e dytë të këtij projekti madhor, ku aktualisht po punohet në ndërtimin e urës në Gostivar. Themelet e urës po krijohen në katër lokalitete.

Gjithashtu, pata mundësinë të vizitoj kampin e punëtorëve, i cili plotëson të gjitha standardet e nevojshme për të garantuar siguri dhe efikasitet në punë. Përkushtimi ndaj kushteve optimale të punës është një garanci për progresin e qëndrueshëm dhe përfundimin
me sukses të projektit.

Korridori 8 mbetet një nga prioritetet kryesore për zhvillimin dhe integrimin më të mirë të infrastrukturës së Maqedonisë së Veriut, duke hapur rrugë të reja për lidhjen rajonale dhe përmirësimin e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve. Ky projekt është një
dëshmi e bashkëpunimit të suksesshëm mes institucioneve shtetërore dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke reflektuar vizionin tonë për një të ardhme më të zhvilluar dhe të lidhur.

Ky inspektim shënon një hap të rëndësishëm në përmbylljen e suksesshme të vitit, duke na motivuar të vazhdojmë me të njëjtin intensitet dhe përkushtim edhe në vitin e ardhshëm.