Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi gjatë takimit me struktura dhe aktivist në Komunën e Sarajit, midis tjerash ka theksuar se ai është i sigurt se kush i fiton zgjedhjet lokale në Saraj, ato i fiton VLEN-i.
“ Në kontekst të asaj që e tha Orhani se këtu është Saraji, unë nuk e kam dilemën a është Saraji këtu, po jam i sigurt se cili i fiton zgjedhjet lokale në Saraj. Ato i fiton VLEN-i. E derisa flasim për Sarajin, ka ndodhur si koincidencë, dmth rastësi por që është e bukur, që edhe deputeti është i Sarajit, i zonës së Sarajit, edhe ministri është i zonës së Sarajit. I bie që Alternativa sot përfaqësimin e ka pikërisht me njerëz të Sarajit dhe ne nuk mund të mos themi se ne jemi të mburrur nga përfaqësimi që Orhani e bënë në qeveri dhe në arenën ndërkombëtare”, tha midis tjerash Ibrahimi.