Skënder MULLIQI

Çdo periudhë e zgjedhjeve nacionale apo komunale do të duhej të mishërohet dhe të kurorizohet ditën e zgjedhjeve karshi më interesat vitale të qytetarëve , e që për fat të keq nuk po ndodhë që shumë kohë .Procesi zgjedhor racional dhe i arsyeshem premton zgjedhje korreke , premton realizim interesash të atyre që kanë dalë në kutitë e votimit. Ende nuk është largua logjika të udhëheqësit që po i drejtojnë partitë politike, së zgjedhjet nuk janë asgjë më shumë veq realizim i interesave përsonale.Gjithashtu nuk janë liruar nga logjika manipuluese , mashtruese në relacion më qytetarët të cilët, pikërishtë në mos realizim të premtimeve të dhëna, shumica po vuajnë më gjendje të keqe ekonomike dhe sociale.Kur jeta nuk bëhët e mirë , nuk ka se si qytetari të jetë i lumtur.Kosova i ka të gjitha mundësit ekonomike dhe njerëzore , që gjendja të ishte shumë më mira, se sa është aktualisht.Pritja e ka logjikën e vet. Janë bërë 25 vite të shtegtimit në liri, dhe nuk kemi zhvillim as për afër të ekonomis sw vogwl e të mesme, dhe të industrisë.Kosova është vend i vogël më popullatë të vogël, që të mbërthehet në probleme kaq të mëdha, më një standard jetësor jo të mirë për shumicën. Duhet domosdo thekuar se sa ndihmat humanitare kan ardhë pas lufte , dhe shumica e këtyre ndihmave në mënyrë shumë të paturpshme janë keqpërdorë.U pasurua një pjesë e atyre që shijuan pushtetin aq shumë sa kjo nuk justifikohet në as një mënyre, dhe pikërishtë ata njerëz po na shesin ndërshemeri dhe moral politik.Kur jemi të zgjedhjet e reja,meqese interesat janë kategori racionale , zgjedhjet janë gjithashtu një process jashtzakonisht racional.Kosova ka nevojë për politikan racional e efektiv, jo njerëz të politikës propaganduese partiake .Kur merrët pushteti, nga një subjekt apo më shumë subjekte në koalicion, duhet punuar për intereesin e shtetit dhe interesin qytetarë , jo për interesa individuale dhe partiake siq edhe u praktikua gjatë këtyre viteve.Nese polotësohen interesat e shumicës, atëhere edhe mund të flasim për demokraci.Propagandat parazgjedhore kan kthyer gjithqka në mallra cilësore apo jo cilësore , ku votuesi e përcëpton atë si një votë të ngritur për interesat e tyre, e jo të grupeve të caktuara përfituese.Fushatat politike janë bërë tundje publiku, ku drejtohet vetëdija e votuesve, shtrembërohehen dëshirat dhe nevojat e tyre, në mënyrë që ditën e zgjedhjeve të votojnë për aktorët e caktuar politikë.Zgjedhjet janë proces racional për arritjën e interesave racionale të votuesve , e jo të vendosin në mënyrë të paarsyeshme , pra kunder vullnetit dhe interesave të tyre.Këtu natyrishtë bëhët fjalë për imponimet të cilët janë të dëmë të madh të votuesve.Sipas definicionit mediat janë një mjet i rëndësishem dhe lehtësues në komunikim.Ne ditën e zgjedhjeve mediat korrekte duhet të ndihmojnë votuesit të identifikojnë dhe artikulojnë sa më lehtë interesin e tyre. Sigurisht së bashku më partitë politike.Media shpesh përfaqësojnë interesat e pronarëve të tyre, të veçantë, ashtu si interesat e përfaqësuara nga partitë politike. Marrëveshja joparimore e elitave në sferën e mediave private çoi në sjelljen e tyre propaganduese dhe informacione spin që përkojnë më interesat irracionale nën ndikimin e spektaklit politik.Spektaklët krijojnë iluzion zgjedhjeje dhe lirie , dhe votuesit zgjedhin midis”imazheve” të ndryshme të politikanët, në vend të programeve reale politike. Këtu është një iluzion i demokracisë, ndërsa pushteti i vërtetë mbetet në duart e kapitalit dhe elitës në pushtet.Përballë sfidave të vështira , qytetarët meritojnë informacionin e duhur dhe të drejtën e një mendimi.Çdo gjë duhet të kthehet në formimin e vetëdijës kolektive demokratike , në interes të vendit dhe qytetarëve të tij.