Shefi i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg dhuroi 1 milion dollarë për inaugurimin e Donald Trumpit.

Sipas burimeve të cituara nga Wall Street Journal, donacioni është një përpjekje e Mark Zuckerbergut për të përmirësuar marrëdhëniet me Trumpin.

Marrëdhëniet mes shefit të Meta-s dhe presidentit të zgjedhur ishin të tensionuara para fushatës presidenciale të SHBA-së, gjatë së cilës CEO i Meta refuzoi të mbështeste ndonjë kandidat.

Më vonë, ai shprehu respekt për reagimin e 78-vjeçarin pas atentatit dhe foli në Kongresin amerikan për censurën në mediat sociale gjatë pandemisë COVID-19.