Një tragjedi ka ndodhur në resortin e skive Kartalkaya në provincën Bolu të Turqisë, që u përfshi nga flakët e zjarrit.
10 persona humbën jetën dhe 32 të tjerë mbetën të plagosur nga flakët e zjarrit që ranë në ndërtesën 11-katëshe.
Zjarri filloi rreth orës 03:30 të mëngjesit sipas kohës lokale, fillimisht në katin e restorantit të hotelit dhe më pas u përhap në ndërtesë.
Në hotel ndodheshin 234 persona të akomoduar në momentin që ra zjarri. Ekipet zjarrfikëse luftuan me flakët e zjarrit për të evakuuar turistët dhe për të vendosur situatën nën kontroll.
Ndërkohë, autoritetet turke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.