Më datë 04.01.2025 në ora 03.40, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë në rrugën “Goce Dellçev” në Tetovë kanë privuar nga liria personin S.A. (44) nga Tetova. Ai ishte raportua nga gruaja e tij 41-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. S.A. është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.TS