Një i moshuar 90-vjeçar nga fshati Reçica e Madhe e Tetovës këtë mbrëmje është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij shkruan Pa Censurë. Burimet lokale bëjnë të ditur se ai jetonte i vetëm, pasi fëmijët e tij janë jashtë shtetit.

Autoritetet po hetojnë rastin për të përcaktuar rrethanat e vdekjes, ndërsa fqinjët tregojnë se i ndjeri kishte vite që jetonte në vetmi, ndërsa fëmijët e tij jetonin në gurbet. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për vdekje natyrale. Pa Censurë