Skënder MULLIQI

Duke kujtuar të kaluarën jo të largët të luftës në ish-Jugosllavi,vrasjët shkatërrimet, largimet masive nga vendet e origjinës, dhe ajo që po ndodhë tani më krizën politike dhe më kërëcinime më luftë nga Serbia , mund të konkludohet së sa e rëndësishme ka qenë largimi i ish republikave dhe të Kosovës, nga kthetrat e egra serbe.Ky shtet më hipotekë gjenocidi, është bërë sot problemi kryesor në Ballkan.Nuk po heqin dorë serbët nga politikat ekspansioniste dhe aneksuese të territoreve shqiptare por edhe të tjerëve.Mos ndalja eventuale e hegjemonizmit serbomadh, nga BE+ja dhe Amerika seriozisht mund të këtë pasoja për rajonin dhe më gjerë.Është e pritshme që pas zhvillimeve të këtij tre vjeqari të fundit më vatra të luftës në Ukrainë dhe në Gaza, të reagohet nga administrata e re e SHBA-së dhe nga BE-ja, për të përdorë ndikimin e tyre në ndaljën e marshimit makabër të diktatorit rus, Vlladimir Putin dhe diktatorit të vogël, në Ballkan, Aleksander Vuqiq.Nuk është koha për inercion dhe mos interesim , por për ndërhyrje në këto vatra të konfliktit , dhe tentimi të futjës së konfliktit më motive ndëretnike të Rusisë dhe të Serbinë edhe në Ballkan.Ta ndalohën gjithë këto urrrejtje e hakmarrje të akumulura dekadash të Rusisë dhe Serbisë ndaj popujve të tjerë, që kan lënë plagë të thella në historinë e kombëve të tjera.Termat e tilla si përshkallëzim , terrorizem, agression , okupim , spastrime etnike , diskriminim , krime të luftës etj, janë product historic dhe në luftën e viteve te 90-ta të shekullit të kaluar të Serbisë shoviniste , deri të shovenisti I fundit në pushtet të Aleksander Vuqiqit.Këto terma po aplikohen në varësi të interesave , paragjykimeve dhe ideologjive serbe pa I marrë fare parasysh interesat e popujëve të tjerë në Ballkan.Kushdo që po mban qëndrim ndryshe , po shpallet armikë I Serbisë.Për serbët objektiviteti nuk është I mirëpritur.Ndodhën shumë krime të luftës n ë ish-Jugosllavi, të njërzëve të pafajshem që nuk ish të përfshirë në luftë, dhe Serbia , jo që nuk I dënojë kurrë vrasjët dhe dhunimet e shkatërrimet ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve në BH, por çdo ditë krimineli I luftës , Aleksander Vuqiqi po i lartësona ata, duke ju ngritur shtatore.Çdo përson normal duhet të dënojë masakratë, rrëmbimet, abuzimet dhe dëbimet më forcë, e kilika serboqetnike më logjikë abnormale nuk po i sheh si të dënueshme.Ndoshta, nga gjithçka ka ndodhur në të kaluarën e largët dhe të afërt dhe nga ajo që po ndodh tani, mund të konkludohet se sa e rëndësishme është bota demokratike të reagojnë më fuqishem dhe më vendosmëri për të ruajtur paqën dhe stabilitetin në Evropë dhe në Ballkanin ende të trazuar .Ta detyrojnë Rusinë e Putinit të heq dorë nga politika pushtuese ndaj Ukrainës , por edhe pretendimeve edhe në rajonin tonë. Shumë njerëz tani janë seriozisht të shqetësuar për mundësinë e radikalizimit të mëtejshëm të konfliktit. Kjo mund të ketë pasoja negative për të gjithë popujtë liridashës.Ne Serbi emisarët e ndryshem nga Evropa dhe Amerika , nuk duhet shkuar ne Beograd për ta lutur Vuqiqin dhe për të kërkuar mëshirë, por duhet dhënë afat të caktuar që të largohet nga logjika e luftës dhe pushtimeve të huaja territiorale, si synim për ta rizgjeruar territorin e Serbisë për të pestën herë .Të luftohën politikat helmuese antshqiptare e pan serbe .Vërtetë duhet pyetur vetën faktori ndërkombëtar , së a ka ndonjë kufi deri ku mund të shkojnë politikat qubrilloviqiane , millosheviqiane dhe vuqiqiane ndaj shteteve fqinje ?Serbia dhe serbët nuk po heqin dorë nga kurorat edhe të dy fashistëve serb, Andriqit dhe Qosiqit .A ka kufij hipokrizia serbe?A po është kufiri imagjinar në kokat e sëmuara të tyre si”popull qiellor”.Koha është në këtë vit që sapo kemi hapëruar të ndalohen marshimet macabre ruso.-serbomëdha në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor, për realizimin e ideve raciste të “botës ruse’ dhe të “botës serbe”, sa nuk është bërë vonë….