Fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen që po e bashkëndjejmë sonte me familjarët e viktimave të aksidentit të tmerrshëm që ndodhi në rrugën Rashçe-Saraj. Jetë të pafajshme u shuan. Lutemi që kjo dhimbje e thellë të jetë me një fije shprese për shpëtimin e fëmijës së vogël pesëvjeçar.
Shpreh ngushëllimet më të thella për familjet që humbën sonte më të afërmit e tyre.
Zoti ua dhashtë forcën për t’u përballur me këtë dhimbje kaq të madhe!
Faleminderit popullatës lokale dhe zyrtarëve që me përkushtimin e tyre luftuan minutë pas minute për të gjetur sa më shpejt bashkëqytetarët tanë.
https://www.facebook.com/share/p/1CZbGJLGRC/