Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në Marano të Italisë, ku dy të rinj kanë gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të frikshëm me makinë, 18-vjeçari shqiptarë Idris Kreshpaj dhe Rida Sidrine 24-vjeçari maroken.
Sipas mediave vendase thuhet se përplasja ishte shumë e fortë dhe si pasojë e plagëve të rënda ata ndërruan jetë në vendngjarje.
Të plagosur rëndë kanë mbetur edhe tre shokë të tjerë që ndodheshin në makinë me ta, ku njëri prej tyre ndodhet në terapi intensive.
Karabinierët po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti tragjik. Shoferi ishte shoku i tij 18-vjeçar, teksa shoku tjetër 20-vjeçar ishte ulur në sediljen e pasme të makinës së bashku me dy viktimat. Sipas dëshmitarëve shoferi ishte duke e drejtuar makinën me shpejtësi të madhe, ku më pas humbi kontrollin e mjetit dhe u përplasën në bordurën e një trotuari, përpara se të përplasej me gardhin e një shtëpie.
Në pallatin ku dy të rinjtë jetonin me familjet e tyre janë mbledhur miqtë dhe të afërmit e viktimave për të ngushulluar nënat e tyre që janë të mbyllura në dhimbje./tvklan.al