Një aksident i rëndë ndodhi të mërkurën në mbrëmjes ku dy mjete janë përplasur kokë me kokë në afërsi të fshatit Zemblak duke sjellë vdekjen e menjëhershme të pasagjeres që udhëtonte në njërin nga mjetet e përfshira në këtë aksident.

Policia e Korçës njofton se ka arrestuar dy drejtuesit e automjeteve të përfshirë në këtë aksident tragjik, i cili shkaktoi humbjen e jetës së 24-vjeçares Zoi Ksila.

Shoferët e arrestuar janë Trifon Mehmeti dhe Klaudio Kishta.

Sipas burimeve zyrtare, njëri prej automjeteve po udhëtonte nga Bilishti drejt Korçës, ndërsa tjetri nga Korça drejt Kapshticës. Dyshohet se një manovër e gabuar nga një prej drejtuesve ka qenë shkaku kryesor i përplasjes fatale.

Policia ka deklaruar se dinamika e plotë e ngjarjes do të përcaktohet pas përfundimit të ekspertizës, e cila pritet të hedhë dritë mbi përgjegjësitë konkrete të drejtuesve të përfshirë. Ndërkohë, hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

Duhet thënë se aksi nacional Korçë-Kapshticë eshte bere shpesh here burim aksidentesh edhe me vdekje ne veçanti kryqezimet e kesaj rradhe qe edhe per policine rrugore jane ” njolla te zeza”.