Forca të shumta policore janë parë nëpër pjesë të ndryshme të Shkupit, ndërkaq nga Prokuroria Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë bërë të ditur se janë realizuar një sërë bastisjes në më shumë lokacione.

Si rrjedhojë, janë arrestuar disa persona, ndërkaq nga PPThNKOK konfirmojnë se bëhet fjalë për grup kriminel që lidhet me shitjen e drogës.