Alarm për zjarr në trenin në Indi/ Pasagjerët goditen nga treni tjetër, shënohen 11 viktima dhe 5 të plagosur
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Indi ku 11 persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë u plagosën.
Sipas raporteve, pasagjerët janë larguar nga treni i tyre pasi informacionet përhapën panik se në tren kishte shpërthyer një zjarr. Zyrtarët e hekurudhave thanë se pasagjerët ishin ulur nga treni që ishte në drejtim të Mumbai-t, në shtetin perëndimor të Maharashtra, pasi dikush kishte tërhequr kordonin e emergjencës, duke e bërë trenin të ndalonte.
Pasagjerët nisën ‘ të arratiseshin’ nga treni dhe për fat të keq, ata u goditën nga një tren tjetër që po kalonte në drejtim të kundërt. Ende nuk është konfirmuar nëse në tren kishte vatër zjarri apo jo.
Kryeministri i Maharashtra, Devendra Fadnavis, tha në një postim në X (Tëitter) se ishte “thellësisht i tronditur nga humbja tragjike e jetëve” gjatë incidentit pranë Pachora në distriktin Jalgaon, rreth 400 km larg Mumbai-t, kryeqytetit financiar të Indisë.
Ai tha se ishin dërguar tetë ambulanca dhe spitalet ishin në gatishmëri.
India ka nisur një program prej 30 milionë dollarësh (24 miliardë paund) për modernizimin e hekurudhave të saj vitet e fundit, por ky program ka pësuar disa aksidente, përfshirë një aksident të madh me tre trena në vitin 2023 në shtetin e Odisha, ku humbën jetën pothuajse 300 persona.