Aleksandar Kambovski njëzëri është zgjedhur Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Për të votuan të 13 anëtarët e Këshillit me të drejtë vote.

Kryetarja e Gjykatës Supreme dhe Ministri i Drejtësisë, që janë anëtarë të Këshillit pa të drejtë vote, nuk ishin të pranishëm në seancë.

Aleksandar Kambovski vjen nga Gjykata e Apelit – Manastir dhe ishte zgjedhur anëtar i Këshillit Gjyqësor, në korrik të vitit të kaluar.

“Ju falënderoj për besimin dhe shpresoj se bashkë do t`i arrijmë standardet më të larta të profesionalizmitm të paanshmërisë, për të përforcimin e themelve të drejtësisë, sundimit të së drejtës dhe nuk dyshoj se nuk do t`ia arrijmë, nëse punojmë bashkë, kemi qëllim të njëjtë dhe udhëhiqemi sipas misionit të njëjtë – të kemi gjyqësor të shëndoshë, transparent dhe të pavarur, që I duhen qytetarëve dhe vendit” – deklaroi Kryetari I sapozgjedhur I Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski.

Këshilli Gjyqësor zgjodhi Kryetarin e ri, pas dorëheqjes së ish-Kryetares, Vesna Dameva.

Dameva u tërhoq, sic tha, për shkak të tentativave të politikanëve të pushtetit, në mesin e të cilëve edhe Kryeministri Mickoski, për të cënuar integritetin e saj.

Këshilli përbëhet nga 15 anëtarë, kurse Kryetari zgjedhjet me së paku 8 vota.

Kryeministri Mickoski vazhdon me paralajmërimet për reforma në Këshillin Gjyqësor, duke përmendur shkarkimin e anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi.

Komisioni Evropian shfaqi shqetësime ndaj këtyre paralajmërimeve, duke potencuar se shkarkimi i Këshillit mund ta minojë pavarësinë e gjyqësorit.