Carlo Ancelotti doli në konferencën për shtyp në “Bernabéu” pas fitores mbresëlënëse të Real Madridit kundër UD Las Palmas.

Reagimi pas finales së Superkupës: “Futbolli është i tillë, por ende jam pak i hutuar, sepse kam dëgjuar që luajmë shumë keq, por jemi kryesues. Ishte një ndeshje e rrumbullakosur, e plotë, me cilësi dhe qëndrim të mirë. Filloi keq, por kjo nuk e ndryshoi dinamikën. Mbappé na ndihmoi, sepse është në një formë të shkëlqyer”.

Puna mendore: “Ne jemi të aftë ta ruajmë ekuilibrin, t’i menaxhojmë si momentet e mira, ashtu edhe ato të vështira”.

Ashpërsia e kritikave: “Mendoj se po, kritikat janë më të ashpra ndaj nesh”.

Mbappé: “Është sulmuesi më i mirë në botë në qendër. Disa dyshonin nëse mund të luante në atë pozicion. Ai është një sulmues i madh, që ndjehet më mirë në qendër sesa në krah, sepse kështu shfrytëzon më mirë lëvizjet e tij unike”.

Loja e Real Madridit: “Ndonjëherë luajmë mirë, ndonjëherë më pak mirë, por të thuash që luajmë keq…!!! Ekipi është i kushtëzuar nga mungesat e rëndësishme. Ndonjëherë nuk ka ekuilibër të mirë ose përkushtim, askush nuk është perfekt. Nuk shoh superekipe. Ne përpiqemi të luajmë sipas karakteristikave të lojtarëve tanë”.

Penalltia e Mbappé: “Renditja është: Vini, Mbappé, Bellingham në goditjet e 11-metërshave”.

Jeta e Ancelottit: “Kam një jetë dhe po e shijoj, përpiqem. E vërteta është që Real Madridi më ndihmon shumë ta shijoj”.

A e ndihmojnë kritikat: “Ka kritika dhe kritika. Fishkëllimat në ‘Bernabéu’ më lëndojnë, sepse tifozeria nuk është e kënaqur, por edhe motivojnë. Këshilla që morëm në ndeshjen e kupës ishte e dobishme për ekipin, i cili tregoi një version më të mirë”.

Një javë shumë e vështirë: “Jo më e vështira, por ishte një javë e ndërlikuar, sepse kur merr një goditje duhet të jesh pranë ekipit, ta inkurajosh atë. Nuk ishte më e vështira, megjithëse kur humbet një klasike është më e komplikuar. Në vështirësi duhet të jesh autokritik dhe pozitiv për të ecur përpara”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.