Andonovski: Dokumentet elektronike të përpunuara nga një organ shtetëror mund të përdoren në formë të shtypur
Ligji është i qartë dhe thotë se çdo dokument elektronik i përpunuar nga një organ shtetëror mund të përdoret në formën e tij të printuar, ashtu si një dokument origjinal, thotë ministri për transformim digjital, Stefan Andonovski.
“Ne supozojmë se do të ketë rezistencë apo injorancë në mesin e institucioneve të caktuara, kështu që kemi një qasje të dyanshme, njëra në të cilën do t’u shpjegojmë institucioneve se si të pranojnë dokumentet dhe e dyta, po përgatisim një udhëzues për qytetarët se si të mbrojnë të drejtat e tyre”, tha Andonovski duke shtuar se këtë vit do të bëhet përpjekje që një numër i caktuar inspektorësh të licencohen dhe ata të jenë pjesë e një sektori në kuadër të Ministrisë dhe nëse është e nevojshme do të krijohet edhe një inspektorat.
“Do të zgjasë më shumë, që do të thotë se gjatë vitit 2025 do të bëjmë përpjekje për të licencuar një numër të caktuar inspektorësh sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe ata duhet të funksionojnë si sektor brenda ministrisë, nëse do të lind nevoja që përgjegjësitë e tyre të rriten, atëherë do të shqyrtojmë një inspektorat më vete, por ata do të kenë të gjitha kompetencat e përcaktuara për ta nga sistematizimi i ri brenda Ministrisë së Transformimit Digjital, i cili gjithashtu ka hyrë në fuqi nga 1 janari dhe tashmë po fillojmë me trajnimin e personelit”, tha Andonovski.